Anulimi i vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës – të gjitha reagimet rreth aktvendimit të Gjykatës së Apelit

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Apeli thotë se ka gjetur se gjykata e shkallës së parë në mënyrë të drejtë ka vërtetuar gjendjen faktike dhe drejtë ka zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale me rastin e aprovimit të kërkesës së paditësit.
“Është refuzuar si e pabazuar ankesa e të paditurës – kundër propozueses Zyra e Rregullatorit për Energji, me arsyetimin se janë të drejta dhe të ligjshme qëndrimet e gjykatës së shkallës së parë dhe se në rastin konkret janë plotësuar kushtet për shtyrjen e ekzekutimit të aktit administrativ të paraparë me nenin 22 paragrafi 2 dhe 6 të Ligjit për Konfliktet Administrative”, thuhet në vendimin e Apelit, shkruan Telegrafi.
ZRRE-ja më 9 shkurt 2022 kishte miratuar tarifat e reja për energji elektrike. Me këto tarifa, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800kËh rrymë në muaj, paguajnë më shtrenjtë. Sipas llogaritjeve të ZRRE-së, rreth 20 për qind e konsumatorëve shpenzojnë më shumë se 800kËh në muaj.
Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.
Reagimi i ZRRE-së
Menjehërë pas këtij vendimi, kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se ende nuk kanë pranuar ndonjë njoftim ose vendim nga Apeli për anulimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ani se nuk pajtohen me vendimin e mundshëm të Apelit, Fejzullahu theksoi se do ta respektojnë atë.
“Ne ende nuk e kemi marrë vendimin e Gjykatës së Apelit. Kurdo që ta marrim, ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës së Apelit. Ai vendim ka afat 30 ditë për t’u implementuar, kështu që brenda 30 ditësh, ne do t’i marrim masat e nevojshme sipas vendimit. Fatkeqësisht, ne s’pajtohemi me këtë vendim. Kemi parë se si ka dalë informata së pari në portale para se ta marrim ne si ZRRE zyrtarisht, po shihet se si ka rrjedhë ai vendim. Si do që të jetë, ne jemi të obliguar ta zbatojmë”, tha Fejzullahu.
Opozita: Vendimi i ZRRE-së ishte i kundërligjshëm, qytetarët duhet të kompensohen
Opozita shprehet se vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e tarifave të rrymës ishte i kundërligjshëm, gjë që qytetarët duhet të kompensohen.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se Gjykata e Apelit ka vërtetuar që shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës nga ana e Qeverisë dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji, ishte i padrejtë dje i kundërligjshëm.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike për familjet kosovare nga ana e Qeverisë dhe ZRRE-së, ka qenë vendim i padrejtë dhe i paarsyeshëm. Kemi mirëpritur vendim e Gjykatës së Apelit, përmes së cilit është ri konfirmuar se ai vendim ka qenë edhe i kundërligjshëm”, tha Krasniqi nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ai është shprehur se vendimi i Apelit ka lehtësuar nga barra rreth 450 mijë familje kosovare.
“Jam shumë i lumtur që qëndrimi ynë parimor për ligjshmëri e në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve si konsumatorë, sot i ka lehtësuar nga barra e atij vendimi rreth 450 mijë familje kosovare”, është shprehur ai.
Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku faturimi ishte diskriminues dhe se duhet shkarkohet Bordi i ZRRE-së.
“Tash e tre muaj, ZRRE-ja dhe Qeveria e Kosovës, kanë faturuar qytetarët tanë kundërligjshëm. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit si dhe ai i Gjykatës Themelore në Prishtinë, konfirmojnë të gjitha argumentet tona rreth faturimit diskriminues dhe të padrejtë të qytetarëve tanë. Këto argumente ishin injoruar nga pushteti. Insistimi i tyre për të mbrojtur një plaçkë publike, ka marrë sot vulën e dyfishtë të paligjshmërisë”, ka thënë Abdixhiku.
“Kthimi i mjeteve te qytetarët, rishikimi i menjëhershëm i tarifave të energjisë, si dhe shkarkimi i Bordit të ZRRE-së, janë hapa të domosdoshëm që Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti duhet t’i ndërmarrin sa më parë”, ka shtuar ai.
Ndërsa, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se pas vendimit të Apelit, qytetarëve duhet t’iu kthen paratë.
“Presim që qeveria të marrë vendim të shpejtë që paratë që iu morën qytetarëve përmes faturave të fryra, tu kthehen pa vonesë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 prill 2022 kishte aprovuar si të bazuar propozimin e PDK-së dhe kishte pezulluar vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja për energji elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?