“If and only if”, ekspozuar në galerinë Chantal Crousel, sipas kritikës është një nga veprat më interesante të skenës pariziene. Arkitekti i njohur francez, njëkohësisht dhe dizenjuesi urban, Frederic Bonnet përshkruan ekspozitën që bazohet në titullin e një filmi, në të cilin artisti tregon rrugëtimin e një kërmilli në harkun e një viole. Gjatë çeljes së saj ishin prezentë figura të njohura të artit, koleksionistë dhe përfaqësues të institucioneve. “If and only if” do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri në 24 nëntor, ndërkohë që kritika e huaj e vlerëson si një veprat më pikante të Panairit të Artit Bashkëkohor që meriton absolutisht të vizitohet.
Frederic Bonnet
Çfarë lidhje të mundshme mund të ketë mes një kërmilli të ulur në harkun e violës të një instrumentisti të famshëm, dhe një gote të deformuar vere që na fton ne të vëzhgojmë (me admirim) formën e saj të pazakontë, ndërkohë që na impresionon për paaftësinë e saj për të përmbushur funksionin e saj primar nga vetë forma? Nëse ne do të duam t’i përgjigjemi kësaj pyetje të ngacmuar nga instalacioni i Anri Salës, ne duhet që të lëmë veten tonë të përfshihet totalisht brenda kontekstit.
Kërmilli është në fokus të filmit “If and only if” (2018), në të cilin kamera ndjek progresionin tij të ngadaltë- një lloj filmi rrugor paradoksal – nga fundi në krye të harkut të muzikantit Gerard Causse, ndërkohë që ai performon Elegjinë e Stravinskit për Solo Viola. E kompozuar si një polifoni dy zërash, kjo pjesë – që zgjat rreth 5 minuta- është më e shkurtër sesa kohëzgjatja e përgjithshme e filmit që zgjat 9 minuta dhe 47 sekonda. Kështu, ndërsa muzikanti e gjen veten të detyruar të përshtatë performancën e tij, që të jetë në harmoni me prezencën e gastropodit, artisti është i detyruar që të ndjek ecurinë e muzikës për të gjetur paqe me ritmin e lëvizjes dhe të mos rrezikojë ndërprerjen e saj deri në ngjitjen e plotë; ndërkohë ndarja e dy zërave të pjesës shton kohëzgjatjen e saj.
Një nga rezultatet kryesore është që muzika nuk ilustron, apo shoqëron një veprim, por faktikisht vjen si pasojë e veprimit të luajtur në film, i cili është gjithashtu i paraqitur në formatin kinemaskop me efektin e theksimit të pamjes imagjinare të një ngjarjeje që është, sidoqoftë, shumë reale. Ka një lidhje midis tre gotave intriguese të deformuara, që janë të ekspozuara në hyrje të galerisë Resting Spells (2018) dhe një eksperimenti të treguar gjatë filmit të dytë të shfaqur në ekspozitën “Slip of the Line” (2018). Kamera na fton ne në një udhëtim të çuditshëm- një tjetër udhëtim- duke ndjekur linjën e prodhimit të një fabrike xhami. Transformimi i materialit, gjendjet e tij të ndryshme, progresi i saktë dhe i programuar, xhami që merr formë…
Gjithçka duket se ecën natyrshëm derisa EDDY, iluzionisti, një magjistari italian, futet në skenën e këtij koncerti të orkestruar në mënyrë perfekte. Ai nuk mund të prishë të gjithë procesin, të cilin e lejon të vazhdojë deri në fund, por megjithatë e ndryshon objektin, duke e drejtuar në rrjedhjen e xhamit tashmë të përfunduar dhe të ftohur. Një manipulim – ai i dorës ose i makinës – çon në një tjetër – diçka e pashpjegueshme që i lejon objektit të çlirohet nga forma dhe funksioni i saj. Por aspekti mahnitës i tre gotave të pranishme këtu është, që edhe pse të krijuara në të njëjtin vend, rezultati i tyre vjen jo vetëm nga veprimet e magjistarit, por nga një sintezë e disa veprimeve. Ndërhyrja e magjistarit me të vërtetë çon në lakimin e rrjedhës, ndërsa ajo e një mjeshtri qelqi, fryma e të cilit solli “kapelën” që i mbulon ata në jetë, dhe që nuk është gdhendur ashtu siç duhet të ishte, e bën edhe më të çuditshme.
Me pasojën e përsosjes së përkryer të perceptimit të asaj që rezulton nga zejtaria dhe nga magjia. Është e dukshme, që të dy filmat, të paraqitur në dhomat fqinje, në fakt nuk janë të izoluar. Edhe pse larg në vend që të ndahen, të dy hapësirat mbeten të hapura dhe “kontaminojnë” njëra-tjetrën, natyrisht nga poroziteti i tingujve, por edhe nga stimulimi i ndryshimeve të dritës, që modifikojnë aspektin e gjithë ekspozitës dhe drejtohen nga dy pjesët e Elegjisë së “If and only if”. Me qëllimin për t’i dhënë gjithçkaje një karakter pothuajse organik, në kuptimin që ajo nuk është më thjesht e përbërë nga vepra ballafaquese ose të kundërta. Paraqitet si një tërësi në lëvizje, në ngjitje dhe i gjallë, me pulsime që gati e shfaqin duke marrë frymë, ky proces lejon shikuesin të kuptojë se diçka po ndodh diku tjetër, se pandryshueshmëria është funksionon dhe se asgjë nuk është e fiksuar.
Fakti, që kjo përvojë po ndodh pa u qartësuar natyra e saj, ose pa u identifikuar, kërcënon integritetin primar të veprave dhe i vendos ato në një situatë vurnerabiliteti të supozuar nga ana e artistit. Duke u kthyer tek pyetja, se çfarë kanë të përbashkët gota e verës dhe Elegjia e çoroditur, një lexim i parë mund të çojë në një mendim se të dyja karakterizohen nga një mënyrë për të imponuar një mospërputhje që i surprizon të dyja dhe pengon pritjet e realitetit. Pritjet konfuze, funksionin e ri-imagjinar, duke sfiduar shqisat, duke frenuar interpretime të dukshme … Kjo është e mjaftueshme në vetvete, por nuk është e gjitha. Në fakt, angazhimi i Anri Salës për këtë shtrembërim të realitetit nuk është një shqetësim “i thjeshtë”, por në të vërtetë është një manipulim real, i shprehur në mënyra të ndryshme. /Përshtati: Anila Dedaj/Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
Kanuni i Skënderbeut, vepër monumentale e kulturës sonë
Piro Milkani në një rrëfim për jetën: “E pabesueshme, por e vërtetë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme