Një baba i tre fëmijëve është dashur t’i nënshtrohet procesit të amputimit të këmbëve dhe duarve me qëllim që t’i shpëtoj vdekjes, edhe pse një ditë më parë mendonte se ishte ftohur dhe vuante nga ndonjë grip sezonal.
Chris Garlick 46-vjeçar, mbeti i shokuar kur e kuptoi se është prekur nga sepsisi, që ia dobëson sistemin imunitar dhe ia sulmon organet, transmeton Telegrafi.
Vetëm disa orë pasi ishte ankuar se kishte temperature dhe nuk ndihej mirë, Chris ka humbur këmbët dhe duart. Ndërkaq gruaja e tij Karram ka pranuar se kishte menduar se bashkëshorti i saj nuk do t’i shpëtoj vdekjes.
Por, edhe përkundër faktit që tani duhet të mësohet të vazhdoj jetën pa këmbë e duar, Chris thotë se është mirënjohës ndaj mjekëve që i shpëtuan jetën dhe ndaj gruas së tij që gjatë gjithë kohës e ka përkrahur.
Terapeuti Chrsi, i cili ka tre fëmijë të moshës 10, 8 dhe 5 vjeç, ka thënë: “Vetëm kur mendoj se nëpër çfarë ka kaluar gruaja ime, i jam shumë mirënjohës”.
Gjatë të shtunës së 15 tetorit, Chris që menaxhon një klinikë terapeutike në Cardiff së bashku me gruan Karran, kishte filluar të ankohet se kishte temperaturë dhe se kishte simptoma të ndonjë gripi sezonal.
Por, të nesërmen filloi të ndjehet shumë keq sa që u detyrua të shtrihet në krevat.
“Gjatë të dielës u ndjeva shumë keq. Kishim planifikuar t’i dërgojmë fëmijët në pishinë, por duke parë parasysh gjenden shëndetësore qëndruam në shtëpi për të shikuar televizor”, ka deklaruar ai.
Më pas Karran u kthye në dhomën e gjumit dhe pas disa orëve e kuptoi se bashkëshorti i saj po “digjej” nga temperatura e lartë, e cila nuk po e linte as të ngritët nga shtrati që të bëj një dush për t’u freskuar paksa.
“Nuk mund të ecja kurse kokëdhimbja ishte e papërshkrueshme, kjo është e gjitha qfarë më kujtohet”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Rreziku për luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme më i madh se kurrë, paralajmëron mediumi britanik
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi