Një burrë në Norvegji përjetoi një mëngjes të pazakontë kur u zgjua herët të enjten dhe zbuloi se një anije gjigante kontejnerësh kishte dalë në breg vetëm pak metra larg shtëpisë së tij, e vendosur buzë një detit.

Pavarësisht përmasave të mëdha të anijes dhe zhurmës që një incident i tillë mund të shkaktojë, burri kishte fjetur gjatë gjithë natës pa e ndier asgjë, raporton theguardian.


Sipas raportimeve nga mediat lokale, ai ka deklaruar me humor se nuk kishte dëgjuar asnjë zhurmë dhe vetëm kur u zgjua në mëngjes, dhe pa nga dritarja, kuptoi se çfarë kishte ndodhur.

“U ndjeva sikur isha në një film,” është shprehur ai, i habitur se si nuk ishte zgjuar nga asgjë prej kësaj ngjarjeje dramatike.

Fatmirësisht, incidenti nuk shkaktoi asnjë të lënduar – as për banorët e zonës, përfshirë vetë burrin dhe familjen e tij, as për 16 anëtarët e ekuipazhit që ndodheshin në bordin e anijes 135 metra të gjatë.

Autoritetet detare ndërhynë menjëherë për të siguruar vendin e ngjarjes dhe për të nisur procedurat për tërheqjen e anijes nga bregu.

Ndërkohë, historia e burrit që "e zuri gjumi mes kaosit" është bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë e kanë komentuar me humor, duke e përshkruar si “njeriun që fle si një shkëmb”. /Telegrafi/