Ura Francis Scott Key në Baltimore është shembur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është goditur nga një anije gjigante për transportimin e mallrave, shkruan CNN.

I tërë trafiku ujor është bllokuar në atë zonë, kanë bërë të ditur autoritetet e transportit në Maryland, duke mbetur akoma e paqartë nëse dikush është lënduar, transmeton Telegrafi.


Kjo urë është 2 kilometra e gjatë me katër korsi, dhe shtrihej mbi lumin Patapsco dhe lidhë Baltimorin me autostradën 695.

https://twitter.com/HaywerdJablomi/status/1772508796729852383?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1772508796729852383%7Ctwgr%5Ecb72eb8a1dea4ca0094ce22f6e5f0f34b4a75f70%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnews.sky.com%2Fstory%2Fbridge-collapses-after-being-hit-by-ship-13101974

Ka marrë emrin nga Francis Scott Key i cili besohet se ishte ulur në afërsi të urës dhe ishte dëshmitar i bombardimit të Fort McHenry në vitin 1814, duke e inspiruar të shkruaj “Star Spangled Banner”.

Gjithashtu mbetet e paqartë nëse kishte vetura mbi urë në momentin kur ajo u përplas nga anija e mallrave dhe u shemb. /Telegrafi/