Anglia blindon Tuchelin me kontratë të re

Thomas Tuchel ka zgjatur kontratën e tij me ekipin kombëtar të Anglisë, e cila do ta mbajë atë në krye të ekipit deri në vitin 2028.
Pasi i udhëhoqi Tre Luanët pa humbje në një kualifikim rekord për Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara, Tuchel ka rënë dakord të qëndrojë si trajner kryesor për dy vjet të tjera.
Anglia nuk pësoi asnjë gol në këtë edicion të suksesshëm, duke shënuar 20 gola dhe tani është renditur në pesëshen e kombëtareve më të mira në botë.
Rezultatet e mira dhe loja bindëse ka bindur drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit për të arritur një marrëveshje rinovimin me trajnerin gjerman.
Committed to our journey 🏴🦁
Thomas Tuchel will lead our #ThreeLions through to 2028 after signing a new contract!
— England (@England) February 12, 2026
"Thomas Tuchel ka nënshkruar një kontratë të re për të udhëhequr ekipin e Anglisë për në UEFA EURO 2028 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë", thuhet në njoftimin e FA.
Pjesë mbështetëse e Tuchelin në staf janë Anthony Barry, Henrique Hilario, Nico Mayer dhe James Melbourne, të cilët gjithashtu kanë nënshkruar kontrata të reja deri në verën e vitit 2028. /Telegrafi/




















































