LAJMI I FUNDIT:

Anglezët të favorizuar

Anglezët të favorizuar

Të martën dhe të mërkurën zhvillohen ndeshjet kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, ndërkohë siç parashikohen gjërat futbolli anglez do të dominojë edhe këtë sezon në Evropë.

Dy skuadra angleze, Chelsea dhe Liverpooli, i zhvillojnë ndeshjet kthyese të martën mbrëma, ndërsa dy tjerat, Arsenali dhe Manchester Unitedi, luajnë të mërkurën mbrëma.

Chelsea udhëton në Stadio Olimpico të Torinos ku do të përballet me Juventusin. Ndeshja e parë e zhvilluar në Stamfrod Bridge, përfundoi me rezultat 1-0, në favor të Bluve, ndërsa pavarësisht se diferenca është vetëm një gol, përparësia e Chelseat është se nuk pranoi gol në teren vendas.

Chelsea mjafton që nga kjo përballje të nxjerrë një barazim dhe të vazhdojë në çerekfinale. Përparësia tjetër e Bluve është se një gol në portën e Juves, do t’i detyronte Bianconerët që të fitojnë me dy gola epërsi nëse dëshirojnë të vazhdojnë në çerekfinale.


Megjithatë, duhet të kihet parasysh se Juventusi është një skuadër e cila di ta menaxhojë rezultatin, dhe po ta shënonte një gol do të mund të sigurojë vazhdimet, për të shënuar edhe një gol tjetër ose për të shkuar në penallti.

Liverpooli është shumë afër çerekfinales. Të Kuqtë e mposhtën Real Madridin në Santiago Bernabeu me rezultat 1-0 duke ia lehtësuar vetes punët për ndeshjen e kthimit.

Çdo rezultat tjetër përveç humbjes do të thotë se Liverpooli është në çerekfinale. Nëse Reali fiton 1-0, atëherë do të shkohet në vazhdime që është në dëm të Liverpoolit. Të zgjedhurit e Benitez duhet të nxjerrin së paku një barazim nga përballja në Anfield dhe ta sigurojnë vazhdimin në garën më prestigjioze Evropiane.

Nga ana tjetër Real Madridi do të provojë me të gjitha forcat që t’i shkaktojë probleme skuadrës vendase, prandaj nuk është edhe aq e preferueshme që të qëndrohet në mbrojtje përballë skuadrave spanjolle.

Të mërkurën Arsenali është mysafir i Romës në Olimpico të kryeqytetit italian, ku udhëton me avantazh prej një goli pas fitores në Emirates Stadium.

Topçinjtë po ashtu duhet ta menaxhojnë rezultatin dhe të mos pranojnë gol, ose të nxjerrin një barazim, ose të shënojnë një gol që do ta detyronte Romën që të fitonte me dy gola epërsi për të shkuar në çerekfinale.

Përballja kryesore anglo-italiane do të zhvillohet ndërmjet kampionëve të Anglisë, Manchester United, dhe kampionëve të Italisë, Inter, të cilët takohen të mërkurën mbrëma në Old Trafford.

Ndeshja e parë në Giuseppe Meazza përfundoi pa gola, duke i lënë të hapura të gjitha opsionet, pasi që Interi megjithëse nuk fitoi, veproi mençur duke mos pranuar gol.

Por kur llogaritet se United luan para tifozëve të vet dhe zakonisht fitorja nuk mungon në Teatrin e Ëndrrave, atëherë edhe Mancha është skuadër e favorizuar kundrejt zikaltërve të Jose Mourinhos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori