Angellov: Vetëm gjatë muajit gusht kemi pasur 667 zjarre në hapësira të hapura

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angellov shprehet se shiu shuajti zjarrin në Galiçicë i cili ishte zjarr aktiv prej 5 ditëve.
Angellov theksoi se gjatë muajit gusht në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 667 zjarre në hapësira të hapura prej të cilave 98 ishin në male.
"Gjatë muajit gusht në territorin e vendit kemi gjithsej 667 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave 98 janë zjarre në male dhe shumica prej tyre u përhapën dhe të vështira për shuarje", u shpreh Angellov.
Ai shtoi se vetëm dje ka pasur 42 zjarre në hapësira të hapura, ndërsa sot, ka pasur vetëm 25 zjarre në hapësira të hapura.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































