Modelja e njohur, Angela Martini konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare.

Dhe se vazhdon ta ketë një epitet të tillë, ajo e ka dëshmuar edhe në disa postime të reja në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 500 mijë fansa.


Angela u kujdes të ekspozonte linjat tejet joshëse të trupit nga pushimet në Capri të Italisë e veshur me bikini të kafe me pika të bardha.

365384076 749404883607512 4146335258727995494 n Foto: Angela Martini/Instagram

Modelja për t'u dukur edhe më atraktive kombinoi rroba banjë me një fustan ngjyrë të bardhë, të cilin e zhveshi për të shfaqur fizikun e saj joshëse.

364684042 157698843962822 1090040583593501441 n Foto: Angela Martini/Instagram

Ndryshe, Angela jeton prej vitesh në Amerikë ku edhe ka ndërtuat një karrierë të suksesshme prej modele.

Bukuroshja nga Shkodra është e martuar me biznesmenin Dragos Savulescu prej vitit 2017, çifti janë prindër të një fëmijë që erdhi në jetë nga një nënë surrogate. /Telegrafi/

364541459 615463807340401 4329701377629170389 n Foto: Angela Martini/Instagram