Anëtari i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti, i cili ishte edhe kandidati për deputet nga kjo parti, të shtunën ka lëshuar një deklaratë të pa matur kundrejt kreut të LVV-së, Albin Kurti.Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet, pasi sipas tij, nuk është interes i Kosovës që të jetë kryeministër.“John F. Kennedy ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President.Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër.Albin Kurti ika dy rrugë: Ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Screenshot 1 40 1