LAJMI I FUNDIT:

Anëtarët e Komisionit Anti-korrupsion kërkojnë pasaporta diplomatike

Anëtarët e Komisionit Anti-korrupsion kërkojnë pasaporta diplomatike

Ndërkohë që disa anëtarë të ish-përbërjes së ekipit të Komisionit anti-korrupsion, së bashku me qytetarët presin prej disa muajsh për të marrë pasaportat normale, anëtarët aktualë të Komisionit e kanë vënë si prioritet marrjen e pasaportave diplomatike në luftën kundër korrupsionit.

Kryetarja dhe të gjithë anëtarët e Komisionit kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që t’u lëshojë dokumente të tilla udhëtimi të privilegjuara dhe deri më tani pasaportë të kaltërt ka marrë vetëm zyrtarja e parë kundër korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

“Janë kërkuar pasaporta diplomatike për të na shërbyer në të gjitha udhëtimet e ardhshme të biznesit. Pasaportat diplomatike të anëtarëve të KSHPK-së pasojnë si persona të zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi, ato kurrë nuk do të përdoren për qëllime private por për kryerjen e funksioneve dhe obligimeve zyrtare”, u përgjigj Tatjana Dimitrovska, kryetare e KSHPK-së.


Vitin e kaluar, në kuadër të procesit të skriningut në BE, ish-kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, ishte njëzet herë në Bruksel, kështu që kur u pyet nëse ka pasaportë diplomatike për këtë qëllim, ajo u përgjigj se askush nga ekipi i vjetër nuk kërkoi një privilegj të tillë.

Ajo ka udhëtuar nga aeroporti drejt qytetit të Brukselit me transport publik, i cili kushton 9.9 euro, pa kërkuar kushte të veçanta nga misioni i shtetit në BE.

Nga ana tjetër, dy anëtarë të ekipit të mëparshëm kanë ardhur në punë me biçikletë, tre kanë udhëtuar me autobus nga Tetova, Velesi dhe Gostivari për të punuar në Shkup. Vizitat e punës i bënin ose në këmbë, sepse janë afër institucioneve në qendër të Shkupit, ose paguanin vetë taksi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori