LAJMI I FUNDIT:

Android One, linjë e ngjashme me Nexus për telefonat e lirë

Android One, linjë e ngjashme me Nexus për telefonat e lirë

Pjesa më e mirë e tregut mobil janë telefonat e lirë, të cilët mund të blihen nën koston prej 100 dollarëve. Nëse ende nuk jeni bindur për këtë, atëherë duhet ta dini se në konferencën vjetore të Google, I / O, zhvilluesit u prezantua Android One, një program i kushtuar prodhuesve që bëjnë telefona të lirë, edhe pse në këto modele mund ti kenë specifikat e avancuara të Android.

Madje, disa nga prodhuesit tashmë kanë filluar të krijojnë modele të telefonave të cilët do ti bazojnë në versionin e ri dhe bazik të Android, i cili do t’ua mundësojë atyre ofrimin e telefonave me kosto tejet të lirë, madje edhe nën 100 dollarë.

Prodhuesi Micromax tashmë ka një pajisje të gatshme të cilën do ta lansojë për shitje me pakicë, dhe e cila do të kushtojë më pak se 100 $.

Përveç ekranit me diagonalen prej 4.5-inç, modeli i ri i telefonit të icromax do të ofrojë edhe disa karakteristika tjera të mira të tilla si mbështetjen për dual-SIM dhe FM radio.


Kjo pajisje – dhe pajisjet e ardhshme të bazuara në Android One – do të konkurrojnë direkt me modelet e lira të telefonave sikurse Moto G të Motorola apo edhe me Moto E, si dhe versionet e lira të telefonave të Microsoft.

Modelet e para të Android One do të lansohen këtë vjeshtë, duke filluar në Indi, një pikë e nxehtë e tregut global për telefonat e rinj dhe të lirë në Android. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Ju rrini ulur, ai i kryen të gjitha - agjenti i inteligjencës artificiale kërkon gjithçka në internet për ju

Teknologji
Kalo në kategori