LAJMI I FUNDIT:

Android KitKat vjen edhe në Galaxy Note II

Android KitKat vjen edhe në Galaxy Note II

Në internet sot ka qarkulluar një lajm i mire për pronarët e Samsung Galaxy Note II në të gjithë globin, pasi që Samsung sapo ka filluar lëshimin e versionit të ri të sistemit operativ Android, 4.4 Kitkat për modelin ndërkombëtar të pajisjes së saj.

Versioni i ri i softuerit të Android, KitKat 4.4.2 do ta përshpejtojë ndjeshëm pajisjen mobile të Samsung, e cila edhe në tregun tonë është shumë e famshme, ndërsa në mesin e përditësimeve të reja është edhe shiriti transparent i njoftimeve, printimi wireless dhe kamera në ballinë të telefoni, edhe kur ky i fundit është i mbyllur.

Në ndërfaqen e re të Samsung Galaxy Note II do të jetë edhe ndërfaqja e fundit e kompanisë, e njohur si TouchWiz, e cila përfshin Samsung KNOX dhe Samsung Wallet.

Përditësimi i ri i Android fillimisht do të vijë në Francë, mirëpo së shpejti kjo do të ndodhë edhe në vendet tjera. Për ta marrë versionin e ri të Android, klikoni në Settings->About->Software Update. / Telegrafi /