Andres Iniesta, ish-lojtar i Kombëtares së Spanjës dhe futbollist i Barcelonës, u tërhoq nga futbolli në moshën 40-vjeçare. Ai e bëri këtë me një video në të cilën fshin lotët dhe në të cilën ish trajnerët e tij Pep Guardiola, Vincente del Bosque, Luis Enrique dhe Louis van Gaal flasin për të. Vitin e kaluar në korrik, pas pesë vitesh, ai u largua nga klubi japonez Vissel Kobe.  

Edhe pse me të ka fituar edhe trofe, duket qartë se do të mbahet mend si një ikonë e Barcelonës dhe një legjendë e kombëtares spanjolle. Me Barcelonën, ai fitoi nëntë kampionate spanjolle, katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe gjithsej 29 trofe.  Me Spanjën, ai ishte i pari në Kampionatin Botëror në 2010 dhe dy Kampionatin Evropian radhazi në 2008 dhe 2012. 


Karriera e Andres Iniesta Spanja: 131 ndeshje, 14 gola, 30 asistimeBarcelona: 674 ndeshje, 57 gola, 135 asistimeVissel Kobe: 134 ndeshje, 26 gola, 25 asistime Emirates: 23 ndeshje, 5 gola, 1 asist 
/Telegrafi/ 
telegrafi sport app