LAJMI I FUNDIT:

Andreas Pereira zgjedh tre klube të mëdha që ai do të dëshironte të luante

Andreas Pereira zgjedh tre klube të mëdha që ai do të dëshironte të luante

Andreas Pereira i Manchester Unitedit ka deklaruar se do të dëshironte të luante për një klub tjetër të madh në karrierën e tij duke emëruar Real Madridin, Barcelonën dhe Bayern Munichun si destinacione të mundshme.

Pereira është paraqitur në 37 ndeshje për Djajtë e Kuq këtë sezon pasi kaloi shumë sezone në huazim te klube të ndryshme.

24-vjeçari u pyet kohëve të fundit për të ardhmen e tij nga kanali televiziv brazilian Globo Esporto dhe ai shpjegoi se në të ardhmen dëshiron të luaj në disa skuadra të mëdha.


“Tani për tani, unë vetëm ëndërroj të luaj këtu. Por, sigurisht, si lojtar, gjithmonë do të dëshironit të luani për një klub tjetër të madh”, ka thënë fillimisht Pereira.

“Mua me të vërtetë më pëlqen Barcelona dhe Real Madridi, ato janë skuadrat më të mira. Edhe Bayern Munichu”, përfundoi mesfushori.

Solskjaer planifikon pesë shitje të mëdha në verë
Lexo po ashtu Solskjaer planifikon pesë shitje të mëdha në verë

Komentet e Pereiras ka të ngjarë të shokojnë tifozët e Unitedit që nuk e kanë parë më të mirën e lojtarit këtë sezon.

Mesfushori nuk ka bërë përshtypje të mirë këtë sezon, me lojtarët e tjerë si Fred dhe Scott McTominay që e kanë kapërcyer atë në hierarkinë e titullarëve.

Edhe ardhja e Bruno Fernandesit në afatin e janarit ka parë gjithashtu ulje të kohës së lojës për Pereiran. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori