Andos Sinani rikthehet fuqishëm me këngën "Besoja”

Andos Sinani, këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Kosova, është rikthyer zyrtarisht në skenën muzikore me këngën e re “Besoja”.
Projekti shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, duke ndërthurur stilin pop-rock.
Andos ka qenë forca kryesore kreative pas këtij projekti, duke realizuar vetë muzikën, orkestrimin dhe produksionin.

Teksti është shkruar në bashkëpunim me Kadisha Sinanin, ndërsa videoklipi është drejtuar dhe prodhuar nga vetë Andosi.
Videoklipi i “Besoja” është xhiruar në Islandë dhe sjell pamje mbresëlënëse të natyrës së egër të këtij vendi, nga akullnajat gjigante te vullkanet, fushat e hapura dhe plazhet me rërë të errët.

Pamjet përfshijnë male dramatike, fusha të gjera, kratere vullkanike dhe kuaj islandezë që vrapojnë lirshëm në natyrë, duke i dhënë klipit një atmosferë të fuqishme dhe emocionale.
I njohur më parë si kitarist në grupet “7 me 7” dhe “Kthjellu”, Andos ka ndërtuar një karrierë solo të suksesshme dhe vazhdon të fokusohet në projekte autentike që pasqyrojnë ndikimet e tij rock.
“Besoja” shënon rikthimin e Andosit si një nga zërat më të fortë dhe të veçantë të muzikës shqiptare.
- YouTube www.youtube.com





























































