LAJMI I FUNDIT:

Andie MacDowell vazhdon t’i sfidojë stereotipet e bukurisë: U shfaq në pistë me flokë të thinjura dhe me sutjena

Andie MacDowell vazhdon t’i sfidojë stereotipet e bukurisë: U shfaq në pistë me flokë të thinjura dhe me sutjena
(Foto: L'Oreal/Getty)

Andie MacDowell ishte ylli i natës gjatë spektaklit të L’Oreal në Javën e Modës në Paris fundjavën e kaluar duke parakaluar me sutjena të zinj dhe duke treguar me krenari flokët thinjura.

65-vjeçarja vuri në pah dekoltenë me sutjena të zeza dhe kostum lëkure teksa ecte në pasarelë me një mori fytyrash të tjera të famshme.


Aktorja e kombinoi veshjen tërësisht të zezë me këpucë me platformë metalike dhe grim dramatik të syve. Me pamjen e saj energjike, tërhoqi fokusin te vetja, ndërsa pranimi i plakjes nga ajo si një proces i rëndomtë, kanë qenë një frymëzim prej vitesh.

(Foto: WWD/Getty)

MacDowel është bërë e njohur për pamjen e saj natyrale, e cila është e rrallë në Hollywood.

Aktorja që nuk është ‘skllave’ e standardeve, merr vlerësime të shumta për shkak të flokëve të thinjura
Lexo po ashtu Aktorja që nuk është ‘skllave’ e standardeve, merr vlerësime të shumta për shkak të flokëve të thinjura

“Nuk më intereson, dua të jem e plakur. Jam lodhur duke u përpjekur të jem e re. Nuk dua të jem e re… Plakja është një realitet, është një mësues intim i dashurisë për veten. Nuk mund ta ndalosh plakjen. Kjo do të ndodhë”, ka thënë ajo në të kaluarën duke iu referuar dukjes së saj.

(Foto: L’Oreal/Getty)

Ndryshe, brendi francez i kozmetikës organizoi ngjarjen gjysmëvjetore për të zbuluar produkte të reja, ndërsa me Kullën Eifel që shërbente si një sfond dramatik i duhur, ambasadorët e markës së famshme u mblodhën në kryeqytetin francez.

Spektakli i modës “Walk Your Worth” u mbajt si festim i feminitetit dhe fuqizimit të grave dhe përveç Andie, në pistë u shfaqën edhe Eva Longoria, Hellen Mirren, Kendall Jenner e Cindy Bruna. /Telegrafi/