LAJMI I FUNDIT:

Andi Lila rrëfen përpjekjet për të shpëtuar familjen gjatë tërmetit në Janinë (Video)

Andi Lila rrëfen përpjekjet për të shpëtuar familjen gjatë tërmetit në Janinë (Video)

Lëkundjet e tërmetit në afërsi të Janinës, në Greqi, kanë krijuar një situatë paniku te banorët e zonës, ku edhe pse mbi 160 lëkundjet nuk kanë shkaktuar pasoja të rënda, por vetëm disa dëme materiale, situata mbetet alarmante.

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Andi Lila, i cili aktivizohet te skuadra e qytetit të Janinës, tregon orët e panikut mes lëkundjeve dhe vështirësisë për të gjetur një vend të sigurt, me fëmijën e vogël dhe bashkëshorten, mbrëmjen e djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Ishte ora 11:30 në Greqi, kur u ndie lëkundja e parë dhe nga më të fortat. Unë ndodhesha në atë moment në hotel, bashkë me nusen dhe djalin dhe isha bërë gati për gjumë. Mora djalin në krahë dhe dola menjëherë në hollin e hotelit. Me t’u qetësuar disi situata, u ngjita sërish në dhomë. Por lëkundjet nisën të ndiheshin çdo 10 minuta, e nga ai moment vendosa ta kaloja natën në makinë, së bashku me familjen”, citon Top Channel fjalët e Lilës.


Tërmeti i mbrëmshëm dridhi gjysmën e Shqipërisë
Lexo po ashtu Tërmeti i mbrëmshëm dridhi gjysmën e Shqipërisë

Njoftimet e mediave greke flisnin për një situatë të paqëndrueshme, ndërsa sizmologët nuk kanë dhënë ende fjalën e tyre për qetësimin e situatës. Për këtë arsye, futbollisti vendosi që të paktën të siguronte familjen, duke e dërguar në Shqipëri.

“Faktikisht u nisa me makinë për në Shqipëri, por për të sjellë familjen, nisur edhe nga fakti që nga klubi më kishin njoftuar se ndeshja e kësaj të diele nuk do të luhej. Por, rrugës deri në Kakavijë, drejtues të klubit më morën sërish në telefon për të më thënë se ndeshja nuk do të anulohej dhe duhet të luhet po sot pasdite. Kam luajtur në shi, dëborë, diell, por në një situatë lëkundjesh sizmike nuk kam luajtur ndonjëherë. Edhe këtë më duhet ta provoj”, ka deklaruar më tej Lila.

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori