Site icon Telegrafi

Ancelotti e krahason Vinicius Jr me Maradonën dhe Pelen

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka krahasuar trajtimin që Vinicius Junior merr në fushë me atë të legjendave botërore, Pele dhe Diego Maradona.

Trajneri italian po fliste para ndeshjes së tyre në shtëpi me Almerian të premten, dhe pjesa më e madhe e konferencës për shtyp u përqendrua te Vinicius Jr dhe ndërhyrjet që i bëjnë mbrojtësit. Po ashtu, u përmend edhe racizmi.

“Nga njëra anë është ajo që ndodh në fushë dhe nga ana tjetër, jashtë saj. Jashtë kësaj, është keq për shoqërinë, të ketë ende racizëm… një shoqëri moderne nuk mund të jetë e tillë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Lexo po ashtu Vinicius Jr i papërmbajtshëm ndaj Barcelonës – Araujo, Kounde dhe Garcia ishin viktima të driblimeve të jashtëzakonshme të brazilianit

“Dhe në fushë, e vërteta është se lojtarët e godasin shumë, është e qartë. Edhe Maradona apo Pele u goditën shumë, për fat të keq”. Fati ynë është që Vinicius ka një fizik të fortë dhe është i aftë të durojë këto ndërhyrje”.

Më herët në konferencën për shtyp, Ancelotti kishte thënë se për të parandaluar lëndimet ishte që ai të shihte drejtësinë.

Lexo po ashtu Lista e lojtarëve më të fauluar në pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon - Vinicius i pakonkurrencë

“Ne e kemi atë shqetësim, është krejt normale. Ai përpiqet të mposhtë shumë lojtarin e tij, ai driblon… dhe e vetmja mënyrë për të ruajtur këtë lloj lojtari, jo vetëm Vinicius, por të gjithë lojtarët, është drejtësia. Vetëm kjo mund të parandalojë që diçka e keqe të ndodhë”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

Vinicius Jr shpesh faullohet nga mbrojtësit dhe shpesh ata ndërhyjnë në brazilianin sa më shumë që të jetë e mundur për ta rrëzuar atë dhe ta terhqin nga loja e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version