LAJMI I FUNDIT:

Analistja amerikane kërcënohet nga zyrtarë të Qeverisë serbe, Stradner: Asgjë e re nga lojërat e KGB-së dhe UDBA-së

Analistja amerikane kërcënohet nga zyrtarë të Qeverisë serbe, Stradner: Asgjë e re nga lojërat e KGB-së dhe UDBA-së

Analistja amerikane Ivana Stradner njofton se ka marr kërcënime nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë.

Stradner me anë të një shkrimi në Twitter tregon se kërcënimi ka ardhur me arsyetimin se po prishet imazhi i Serbisë.

Ajo thekson se nuk është asgjë e re përveç se nga lojërat e inteligjencës së KGB-së ruse dhe UDBA-së serbe.


“Sapo pranova një kërcënim nga zyrtari i lartë i Qeverisë serbe dhe se pas konsultimeve, këtë javë mund të nisin një aktakuzë penale kundër meje për cenim të reputacionit të Serbisë. Asgjë e re nga lojërat e inteligjencës së KGB/UDBA”, njofton ajo.

Gazetarja Stradner shton se nuk frikësohet nga këto kërcënime.

“Ata mund të dërgojnë njerëz këtu për të më ‘vizituar’ pasi Qeveria ruse më akuzoi hapur për kinse përhapjen e gënjeshtrave dhe udhëzimeve për ‘bashkëpunëtorët e informacionit’, MPJ e tyre dhe [zëdhënësja Maria] Zakharova iu përgjigjën një shkrimi tim, por ata harrojnë: Unë thjesht jam një luftëtare që nuk frikësohem lehtë”, përfundon ajo.

Nuk është hera e parë që analistja amerikane pranon kërcënime, një të tillë me vdekje e kishte raportuar në dhjetor të 2021-së, pasi kishte publikuar analizën “Rusia po luan me zjarrin në Ballkan – si e kërcënon Evropën loja e pushtetit e Putinit?“.

Në këtë analizë, Stradner kishte paraqitur rëndësinë e anëtarësimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës në NATO.

“Kam marrë kërcënime me vdekje dhe pse Twitter refuzon të fshijë përmbajtjen?”, kishte njoftuar Stradner.

Analistja e revistës amerikane Foreing Affairs, pati thënë se këto kërcënime janë rezultat i veprimtarisë së grupeve të shumta ekstremiste në internet dhe fabrikave ruse të trolleve që operojnë nga Ballkani. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Rrugët u shndërruan në lumenj, makinat dhe shtëpitë ‘të zhytura’ plotësisht – ishulli i famshëm spanjoll shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Rrugët u shndërruan në lumenj, makinat dhe shtëpitë ‘të zhytura’ plotësisht – ishulli i famshëm spanjoll shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Evropa
Momenti kur raketa ruse bie në qytetin ukrainas Sumy – sulme nga të cilat mbetën më shumë se 30 të vdekur

Momenti kur raketa ruse bie në qytetin ukrainas Sumy – sulme nga të cilat mbetën më shumë se 30 të vdekur

Botë
Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Botë

"Një krizë e re po vjen dhe me tarifat e Trumpit, ajo do të vijë edhe më shpejt", paralajmëron Merz

Botë
Kina i bën thirrje SHBA-së që të 'anulojë plotësisht' tarifat reciproke

Kina i bën thirrje SHBA-së që të 'anulojë plotësisht' tarifat reciproke

Botë
Putin duhet të pajtohet me një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm pa kushte – thotë Starmer

Putin duhet të pajtohet me një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm pa kushte – thotë Starmer

Botë
Kalo në kategori