Takim me mesazhe aspak të qarta dhe pa ndonjë platformë se si duhet të dilet me një zë në dialogun me Serbinë. Ky është vlerësimi i analistëve për takimin e krerëve të shtetit të premtën e ku u diskutua rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Ramush Tahiri për Telegrafin ka thënë se takimi i Veselit si kryeparlamentar me liderët e vendit nuk i zgjidhë mospajtimet ndërmjet kryeministrit dhe presidentit të Kosovës.
Sipas tij, në takim nuk u arrit një platformë dhe një mirëkuptim se si të dilet me një zë karshi Serbisë.
“Për këtë nuk jam i sigurt për përbërjen e delegacionit kosovarë që do të shkojë në Paris, pra varen si do të adresohen kërkesat… Mundet që do të ulet niveli i përfaqësimit”, ka thënë Tahiri.
Edhe politologu Musa Preteni, theksoi se këto takime janë bërë rutinë dhe që nuk prodhon as edhe një lajm të vetëm.
“Takimi i së premtes ka qenë në vazhdën e takimeve të krerëve të shtetit rreth dialogut me Serbinë, takime këto shumë formale dhe me mesazhe aspak të qarta. Këto takime tashmë janë bërë rutinë që nuk prodhon madje as edhe një lajm të vetëm, po që bëhen me qëllimin për të shpërfaqur kinse rëndësinë dhe koordinimin për dialogun me Serbinë”, ka thënë Preteni.
Sipas tij, rëndësia e vetme e takimit ka qenë informim për së afërmi i disa anëtarëve me mesazhet që presidenti dhe kryeministri kanë marrë në Berlin.
“Sado që dyshoj sërish që kanë prezantuar të gjitha mesazhet dhe bisedat e tyre me Merkelin dhe Macron. Konsideroj që takimi i Berlinit është i një rëndësie të veçantë dhe momentum ku lidership kosovar duhet të mbështet. Gjermania dhe Franca kanë marrë pozicion të qartë, dhe kanë parashtruar binarë shumë të saktë se ka duhet të ‘rrugëtojë’, treni deri në destinacionin final”, potencoi, Musa Preteni.
Ndryshe, të premten u mbajt një takim me krerët e vendit ku u diskutua rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Nikoqiri i këtij takimi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit në një konferencë për media tha se takimi ishte shumë pozitiv dhe konstruktiv. Veseli theksoi se Samiti i Berlinit është konstatuar nga të gjithë krerët e shtetit si një lajm i mirë për vendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës