Edhe pse është paralajmëruar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë në një të ardhme të afërt, është krijuar një konfuzion se kush pritet ta kryesoj këtë dialog, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi apo kryeministri Avdullah Hoti, mirëpo sipas Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), dhe njohëses së fushës, Albana Rexha, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë se kryeministri i vendit është institucioni që duhet udhëhequr me dialogun dhe se mbikëqyrja duhet të bëhet nga Kuvendi i Kosovës.
Miftaraj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se faktori ndërkombëtar ka ndërtuar konsensus ndërkombëtar lidhur me formatin e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në nivel të presidentëve, që në një mënyrë siç tha ai minojnë jo vetëm Kushtetutën e Kosovës, praktikën e ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese por edhe autoritetin e Qeverisë së Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.
Ai theksoi se duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kryeministri si bartës i Qeverisë është autoriteti apo përfaqësuesi ligjor dhe legjitim i Republikës së Kosovës lidhur me bisedimet apo negociatat me Serbinë.
Ndërsa, sipas tij Kushtetuta i jep kompetencë presidentit për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, në ngjarje solemne apo konferenca ndërkombëtare.
“Kushtetuta e Kosovës përcakton se Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson vendin brenda dhe jashtë, përderisa e njëjta Kushtetutë e përcakton se Qeveria e Kosovës propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës. Në këtë drejtim, Kushtetuta sigurisht se i jep kompetencë presidentit për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në ngjarje solemne apo konferenca ndërkombëtare ku sipas protokollit takimi është i nivelit presidencial. Sidoqoftë, pjesëmarrja dhe përfaqësimi në këto takime nuk nënkupton edhe për të futur Kosovën në obligime ndërkombëtare. Për më tepër, edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka përcaktuar në mënyrë të qartë se Kryeministri i Republikës si bartës i Qeverisë është autoriteti apo përfaqësuesi ligjor dhe legjitim i Republikës së Kosovës lidhur me bisedimet apo negociatat me Serbinë. Sidoqoftë, edhe përkundër kësaj, së paku në bazë të asaj që shihet në publik, faktori ndërkombëtar tanimë ka ndërtuar konsensus ndërkombëtar lidhur me formatin e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, në nivel të presidentëve të dy shteteve, që në një mënyrë minojnë jo vetëm Kushtetutën e Kosovës, praktikën e ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese por edhe autoritetin e Qeverisë së Kosovës në raport me dialogun me Serbinë”, ka thënë Miftaraj.
Edhe Rexha për Telegrafin tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë dhe se nuk ka hapësirë për mendime apo veprime të tjera sa i përket aspektit legal të përfaqësimit.
“Mendoj se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë se kryeministri i vendit është institucioni që duhet udhëhequr me dialogun Kosovë-Serbi, dhe mbikëqyrja të bëhet nga parlamenti. Andaj, në këtë kontekst nuk ka hapësirë për mendime apo veprime të tjera sa i përket aspektit legal të përfaqësimit”, ka thënë ajo.
Pos takimeve për dialogun Kosovë-Serbi, të cilat do të mbahen në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), një tjetër takim pritet të mbahet më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë- Washington.
Por sa e zbeh Washingtoni rolin e BE-së, në lidhje me ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi?
Në lidhje me këtë Miftaraj theksoi se roli koordinues dhe bashkërendues në mes të SHBA-ve dhe BE-së është i domosdoshëm, duke marr për bazë edhe të kaluarën, dhe kërkesën për presion për të detyruar palët për të zbatuar marrëveshjet e arritura.
“Në aspektin e arritjes së një marrëveshje finale më mes të Kosovës dhe Serbisë, roli koordinues dhe bashkërendues në mes të SHBA-ve dhe BE-së është i domosdoshëm, veçanërisht duke marr për bazë dhe të kaluarën dhe kërkesën për presion për të detyruar palët për të zbatuar marrëveshjet e arritura. Në anën tjetër çdo takim në SHBA që për qëllim ka bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në dy shtete, që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, zbutjen e papunësisë, ndaljen e ikjes së popullsisë se Kosovës jashtë për shkak të mungesës së perspektives duhet parë në aspektin pozitiv dhe duhet shfrytëzuar në maksimum”, ka thënë ai.
Edhe Rexha tha se Kosova nuk duhet të shmang përpjekjet e SHBA-ve dhe BE-së, për të arritur një marrëveshje.
Sipas saj, prioritet duhet t’i jepet arritjes së një konsensusi të brendshëm para shkuarjes në Washington.
“Së fundmi kemi parë një dinamikë të re sa i përket dialogut Kosovë-Serbi nga BE me zgjedhjen e Përfaqësuesit Special, Miroslav Lajçak dhe nga SHBA me zgjedhjen e Përfaqësuesit Special Presidencial, Richard Grenell. Vlerësoj, se Kosova nuk duhet të shmang as përpjekjet e SHBA-ve dhe as BE-së për të arritur një marrëveshje. Ajo që unë e vlerësoj si prioritet është që të arrihet konsensus i brendshëm para shkuarjes në Washington. Kurse sa i përket takimit në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse nuk kemi informata publike në këtë drejtim nga ana e liderëve tanë, mendoj se duhet të ketë koordinim paraprak edhe me BE-në, përveçse me akterët e brendshëm në Kosovë”, potencoi ajo.
Ndërsa, se a do të arrihet ndonjë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, në Washington, Rexha tha: “Gjithsesi, dua të theksoj se pritjet e mia rreth një marrëveshje finale në Washington nuk janë të larta, në kuptimin që nuk pres të kemi një marrëveshje aq të shpejt që i zgjidh të gjitha problemet e hapura tash e një kohë të gjatë me Serbinë me datën 27 Qershor”.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia nisën një proces dialogu në vitin 2011, i cili nisi si teknik por më vonë u shndërrua në proces politik.
Në kuadër të këtij procesi u arritën disa marrëveshje, më e rëndësishmja ajo e 19 prillit e vitit 2013 që njihet si marrëveshja e parë për “normalizim të marrëdhënieve”.
Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë u bllokua nëntorin e vitit 2018, kohë kjo kur institucionet e Kosovës vendosën tarifë 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si hap i domosdoshëm në rrugëtimin e të dyja vendeve drejt integrimit evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët