LAJMI I FUNDIT:

Analistët e shohin në këndvështrime të ndryshme qeverisjen tre mujore të Albin Kurtit

Analistët e shohin në këndvështrime të ndryshme qeverisjen tre mujore të Albin Kurtit

Kuvendi i Kosovës ka debatuar për punën njëqind ditore të Qeverisë me kërkesë të partisë opozitare PDK.

Deputetët opozitarë në Kosovë e kanë kritikuar Qeverinë për mos përmbushje të premtimeve derisa kryeministri, Albin Kurti tha se për 100 ditë nuk mund të realizohet premtimet e një mandati 4-vjeçar.

Në “Debat Plus” analisti Bujar Dugolli thotë se nuk ka pasur diçka të vlefshme nga kritikat e opozitës në Kuvend.


Ai ka përmendur si suksese të Qeverisë, menaxhimin e pandemisë, rritjen e të hyrave financiare, anulimin e disa kontratave që thotë se janë cilësuar të dëmshme.

“Mendoj se janë bërë disa hapa që mund të konsiderohet si fillim i mbarë i kësaj qeverie”, deklaroi Dugolli, përcjell Telegrafi.

Astrit Gashi ka thënë se tre muaj qeverisje nuk janë shumë por sipas tij, qeverisja e Kurtit më shumë krahasohet me qeverisjet e kaluara se me opozitën e LVV-së.

“Unë kam pritur të shoh Kurtin e opozitës në pushtet e jo fytyrën tjetër të qeverisjes”.

Gashi thotë se Kurti nuk po ka guxim të kthejë reciprocitetin me Serbinë.

“Isa Mustafa nuk është më, as Ramush Haradinaj e askush që të ka penguar në këtë proces, pse tash nuk po e vendos reciprocitetin”.

Juristi Bardhyl Hasanpapaj thotë se të gjithë e dinë se reciprociteti do t’i bënte dëm të madh Kosovës.

“Rrethanat kanë ndryshuar substancialisht. Albin Kurti do t’i bënte dëm të madh Kosovës nëse vendos reciprocitetin. Nuk mund të shkosh edhe në negociata edhe të vendosësh reciprocitet. Haradinaj e ka vendos reciprocitetin për të bllokuar dialogun pasi kishte pasur negociata për ndarjen e Kosovës. Tashmë ky rrezik ka kaluar”, deklaruar Bardhyl Hasanpapaj.

Ish-ministri Dardan Gashi thotë se ka shumë gjëra që nuk kanë funksionuar në këtë qeveri.

“Dugolli e përmendi suksesin në të hyra. Unë me sa e di prej 10 ditëve ATK është në grevë. Performanca e ministres së Jashtme ka qenë shumë e dobët. Besoj se edhe brenda LVV-së nuk dëshirojnë ta shohin në atë pozitë. Edhe në procesin e vaksinimit ne jemi të fundit në botë. Pra vështirë se mund të gjendet diçka me të cilën kjo qeveri ka diçka që të shitet mend”, deklaroi Dardan Gashi.

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni thotë se duhen më shumë se 100 ditë për të parë pasojat e qeverisjes.

“Në këto 100 ditë nuk kemi parë ndryshime të natyrës cilësore që këta në Qeveri mund të na thonë “e kemi marrë një drejtim tjetër””, deklaroi Zgjim Hyseni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori