LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Deklaratat e Petkoviqit – luftënxitëse, të reagojnë BE dhe SHBA

Analistët: Deklaratat e Petkoviqit – luftënxitëse, të reagojnë BE dhe SHBA

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, po i konsideron të rrezikshme dhe luftënxitëse kërcënimet e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nëse Qeveria e Kosovës nuk heq dorë nga reciprociteti për letërnjoftimet serbe dhe targat e automjeteve.

Qeveria e Kosovës tashmë ka njoftuar se nga 1 gushti do të nisë zbatimi i vendimit për reciprocitetin e letërnjoftimeve me Serbinë dhe riregjistrimin e automjeteve, duke zëvendësuar me RKS akronimet e qyteteve të Kosovës në targat që lëshohen në Serbi.

Ky vendim ka zgjuar reagime të Beogradit zyrtar.


E, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka shkuar aq larg, duke thënë se reagimi ndaj reciprocitetit do të vijë nga serbët në veri të Kosovës, që do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Serbët nuk kanë çfarë të presin. Nëse ata mund të sillen si të duan, atëherë është normale që serbët të nisin krijimin e Asociacionit. Kanë kaluar dhjetë vjet dhe ata duhet të sigurojnë të drejtat e tyre”, tha Petkoviq.

Në propagandën luftënxitëse, edhe më larg ka shkuar ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, duke thënë se me këto vendime Qeveria e Kosovës po përgatit ferr në Kosovë.

Deklaratat e zyrtarëve të Beogradit analistët kosovarë po i konsiderojnë të rrezikshme dhe luftënxitëse.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, tha për Telegrafin se Serbia po dëshiron ta tensionojë situatën dhe ta paraqes Qeverinë e Kosovës problematike.

“Deklarata e Petloviqit është e rrezikshme dhe luftënxitëse. Dëshira e Serbisë është të krijojë tension të brendshëm që në njëfarë forme ta paraqes Qeverinë e Kosovës problematike dhe kinse po dëshiron konflikt”, tha Arifi.

Sipas tij formimi i Asociacionit nuk mund të bëhet në mënyrë unilaterale, sepse kjo do të thoshte ndarje e Kosovës.

“Prandaj duhet të qetësohet pala serbe dhe duhet të reagohet nga BE dhe SHBA, sepse kjo është një deklaratë jashtëzakonisht e rrezikshme në kohën e agresionit të Rusisë në Ukrainë”, tha ai.

Kërcënon Petkoviqi: Nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, nisim formimin e Asociacionit
Lexo po ashtu Kërcënon Petkoviqi: Nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave, nisim formimin e Asociacionit

Më tej Arifi tha se deklaratat e tilla të Beogradit zyrtar mund të prodhojnë kaos në veri të Kosovës. “Kjo edhe është qëllimi kryesor i Serbisë, që ta paraqes Qeverinë e Kosovës të pa aftë se kinse nuk po dëshiron ta përfundojë dialogun. Prandaj, këtu duhet të tregohen të vëmendshme institucionet e Kosovës dhe ta paralajmërojnë sa më shpejt QUINT-in, për një deklaratë të tillë të një zyrtari të Qeverisë së Serbisë”, tha ai.

Analisti Arbnor Sadiku mendon se Asociacioni komunave me shumicë serbe nuk mund të themelohet dhe zbatohet në praktikë, pa lejen e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe pa vullnetin e komunave me shumicë serbe.

“Tanimë Kosova vetë duhet të hartojë një Draft-Statut të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke respektuar rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe t’ia prezantojë BE-së dhe palës serbe. Kështu do dëshmonte se Kosova nuk e bllokon dialogun, por është Serbia ajo që ruan status quo-n dhe bllokon ecjen përpara në dialog”, tha Sadiku për Telegrafin.

Sipas tij reciprociteti që do të zbatojë Kosova për letërnjoftimet dhe targat e automjeteve të Serbisë është legal dhe legjitim.

Ndërsa, profesori Arifi  tha se vendosmëria e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftimet dhe targat është konform me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Prandaj, as më pak as më shumë nuk mund të bëjë një shtet normal që dëshiron të vendos rregull dhe rend brenda vendit”, tha ai.

Sipas tij reciprociteti po aplikohet, pasi shteti serb nuk po dëshiron ta kuptojë dhe pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur. “Pra, kemi ardhur deri te këto masa për ta vetëdijësuar shtetin serb dhe qytetarët serbë të Kosovës se Kosova është shtet i tyre. Prandaj qytetarët duhet të respektojnë rregullat e shtetit ku jetojnë, siç bëjnë shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi”.

Më tej Arifi tha se zhvillimet e mëtejme mbi këto çështje do të jenë paksa të tensionuara ditëve në vijim, sidomos me fundin e shtatorit kur duhet të heqen nga qarkullimi të gjitha targat që janë lëshuar në ish-Jugosllavi, e që kanë akronimet e qyteteve të Kosovës “KM”, PR”…

“Serbia po mundohet në çdo formë që ta tensionojë situatën në veri, me qëllim që të krijojë justifikime për mos vazhdimin e dialogut. Serbët e kanë kuptuar që presion po rritet dhe po kërkohet njohja reciproke dhe ata nuk janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë. Prandaj, edhe dëshira e tyre është të krijojnë tension. Por duke e ditur një tension i tillë prodhon rrezikshmëri të lartë, aq më parë kemi një luftë jo shumë larg Evropës. Andaj çdo devijim nga paqja do të vë në rrezik jo vetëm Serbinë e Kosovën, por mund të vë në rrezik tërë Ballkanin Perëndimor e ndoshta edhe më gjerë”, tha Arifi.

Të hënën nis reciprociteti për targat, vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”
Lexo po ashtu Të hënën nis reciprociteti për targat, vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”

Edhe Sadiku pret që do të ketë presion ndërkombëtar për intensifikimin e dialogut.

“Por, realisht nuk ka gatishmëri as nga Kurti, e as  Vuçiq për të bërë kompromise rreth arritjes së një marrëveshjeje të shpejtë midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Sipas tij,  nëse do të ketë presion nga ndërkombëtarët për krijimin e Asociacionit të komunave me shumice serbe, në vjeshtë Kurti mund ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës më 1 gusht nis riregjistrimi i makinave që kanë targa me akronime të qyteteve të Kosovës dhe që lëshohen nga Serbia. Këto targa nga Prishtina zyrtare konsiderohen të jashtëligjshme.

Procesi i riregjistrimit pritet të zgjasë deri më 30 shtator.

Po ashtu më 1 gusht, të gjithë qytetarët që do të hyjnë nga territori i Serbisë në Kosovë, do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje. Sipas autoriteteve në Kosovë, praktikë të njëjtë Serbia e aplikon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.

Ekzekutivi kosovar më herët ka njoftuar se dokumenti për hyrje-dalje do të lëshohet në të gjitha pikat e kalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Me këtë dokument do të pajisen edhe personat nën 16 vjeç që nuk kanë dokument identifikimi, por që duhet të kenë certifikatë të lindjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori