Elvin Guri mund të kishte mbetur i panjohur për publikun e gjerë shqiptar po të mos ishte shfaqur në titujt e lajmeve si një ndër aksionerët kryesorë në Telekom Albania.
Guri është një sipërmarrës me përvojë 25 vjeçare në sektorin financiar, i njohur për publikun bullgar si një investitor i suksesshëm. Në Shqipëri, emri i tij u bë i njohur nga mediat kur u bë pjesë në një aset që paraqet interes publik, siç është operatori shqiptar i telefonisë mobile.
Por, ndërsa emri i tij, përmendet kudo si investitor, pak njihet për kontributin social që ai jep në fushën e arsimit. Kjo sepse Guri ka preferuar që të ruajë modestinë teksa ofronte bursa studimi për 350 studentë shqiptarë dhe bullgarë në Bullgari.
Çmimi i Princeshës Maria Louisa të Bullgarisë nxori në pah kontributin që ai ka dhënë në arsim dhe hodhi dritë mbi Elvin Gurin si një bamirës që me modesti kishte ndihmuar me qindra studentë. Kjo ngjarje është publikuar edhe në faqen zyrtare të Universitetit Amerikan të Bullgarisë (AUBG) ku theksohet se Çmimi i të Diplomuarit të Dalluar për Inovacion dhe Ndryshime Sociale u jepet personave me kontribut të rëndësishëm në shoqëri. Studimet jashtë vendit janë një investim shumë i kushtueshëm për studentët shqiptarë, për këtë arsye pothuajse 90% e bursantëve janë shqiptarë.
Me ndihmën e bursave të dhëna nga Guri, shumë studentë të talentuar kanë studiuar në AUBG dhe sot kanë pozicione të rëndësishme pune si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.
Rastësia e bëri Elvinin që të aplikojë në AUBG më 1992, pa e ditur se disa vite më vonë, ai do të përmendej si ish-studenti më i suksesshëm i asaj shkolle. Së bashku me bashkëshorten, Ralitsa Agayn-Guri, ata investojnë në arsim, si mjeti më i fuqishëm për t’i dhënë një mundësi më shumë të rinjve të talentuar. Çifti Guri ka investuar në arsim përmes institucioneve të ndryshme si AUBG, Junior Achievement dhe “Teach Bulgaria”. Junior Achievement është një program që zhvillohet në më shumë se 100 shtete, me misionin e edukimit ekonomik dhe sipërmarrjes tek të rinjtë. Prej shumë vitesh, Elvini është pjesë e bordit të Junior Achievement në Shqipëri, ndërsa Ralitsa në Bullgari, dhe të dy kontribuojnë për ecurinë e këtij programi. Së fundmi, në maj të këtij viti, z. Guri ishte një ndër donatorët kryesorë në aktivitetin e mbledhjes së fondeve për studentët e pa privilegjuar, organizuar nga Universiteti Amerikan i Kosovës – Instituti Teknologjik i Rochester Prishtinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës