Këngëtarja e njohur shqiptare, Ana Kabashi, ka sjell së fundmi projektin e ri muzikor.

“KuKu” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një klip e paraqitje të veçantë.


Si gjithnjë, ajo ka rrëmbyer vëmendje edhe me dukjen dhe veshjet që ka përzgjedhur për këtë projekt.

Ana Kabashi Ana Kabashi (Foto: YouTube)

Teksti është shkruar nga reperi Elinel, gjersa bashkë me Anën janë përkujdesur edhe për vijën melodike.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë është realizuar në studion e producentit Rzon.

ana kavasui 1 Ana Kabashi (Foto: YouTube)

Për videon duhet theksuar që u kujdes Kotorri, që tanimë gjendet e plotë në YouTube.

Krahas projekteve, bukuroshja nga Peja këtë verë është tejet e angazhuar edhe me koncerte. /Telegrafi/