Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Xhemajli rikthehet me fitore te gjiganti turk (Foto)

2016/07/xhema.jpg

Blerim Xhemajli është rikthyer në radhët e gjigantit turk.

Mesfushori shqiptar, Xhemajli është rikthyer te Galatasaray pas një huazimi te skuadra italiane e Genoas.

“I lumtur me rikthimin”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Xhemajli, transmeton Telegrafi.

Madje, futbollisti është paraqitur edhe në ndeshjen miqësore që ‘Cim Bom Bom’ e fitoi me rezultat 3-1 kundër Aarhusit.

Për mesfushorin shqiptar nuk ka përfunduar afati kalimtar pasi mund të transferohet te disa klube zvicerane, por ka gjasa të mbetet edhe te gjiganti turk. /Telegrafi/