Zyrtare: Trepça ’89 transferon Isuf Llumnicën
Trepça ‘89 ka rikthyer sulmuesin prishtinas, Isuf Llumnicën, i cili në vjeshtë ishte pa skuadër. Me këtë rast, ish-futbollisti i Prishtinës u shpreh i lumtur që po kthehet përsëri në Mitrovicë.
“Është kënaqësi që po kthehem në Mitrovicë aty ku kam kaluar shumë mirë. Po besoj shumë se me kontributin tim do t’i ndihmoj skuadrës të arrijë objektivat”, tha Llumnica për ‘Sport Plus’.
Arritjen e marrëveshjes mes 89-shit dhe Isuf Llumnicës e konfirmoi edhe zyrtari i klubit mitrovicas, Ilir Bojku. Ai deklaroi se Llumnica është edhe futbollisti i fundit që vjen në Mitrovicë. “Me Isuf Llumnicën kemi arritur marrëveshje dhe nuk besoj se do të marrim më dikë tjetër. Kemi një ekip shumë të mirë dhe nuk kemi nevojë për prurje tjera”, deklaroi Bojku.
Veç Llumnicës, Trepça ’89 deri më tash ka transferuar edhe Ilir Izmakun. Ndërsa, nga kjo skuadër janë larguar Samir Sahiti e Arbios Thaçi. /Telegrafi/


