Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Sigal Prishtina nënshkruan me talentin Jani Palokaj

2021/08/Prishtina-3-e1629970220857.jpg

Sigal Prishtina ka njoftuar nënshkrimin me basketbollistin e talentuar, Jani Palokaj.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pasi njoftoi gjatë të mërkurës për transferimin e vëllezërve Lejson e Jetmir Zeqiri, Prishtina ka konfirmuar edhe një transferim të ri.

Bëhet fjalë për talentin shqiptar nga Kroacia, Jani Palokaj, i cili vjen për ta ndihmuar Prishtinën drejt arritjes së objektivave.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

Presidenti Burim Maraj dhe drejtori i klubit Edmond Azemi takuan super talentin shqiptar nga Kroacia Jani Palokaj

Jani ka nënshkruar kontratën me klubin më të trofeshëm shqiptar.

Jani u zotua që do të jap më shumë se maksimumin që t'i arrijë synimet e klubit nga kryeqyteti

/Telegrafi/