Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Pensionohet Conor McGregor

2019/03/Conor-McGregora.jpg
344:"LAS VEGAS, NV - OCTOBER 04: Conor McGregor speaks during a press conference for UFC 229 at Park Theater at Park MGM on October 04, 2018 in Las Vegas, Nevada. McGregor will challenge UFC lightweight champion Khabib Nurmagomedov for his title at UFC 229 on October 06 at T-Mobile Arena in Las Vegas, Nevada. (Photo by Isaac Brekken/Getty Images)
12:"Getty Images

Conor McGregor njoftoi këtë mëngjes se ka dalë në pension nga sporti i "Miksimi i Arteve Marciale", e cila gjë ishte hera e dytë në tre vjetët e fundit.

Ylli irlandez i UFC-së përmes llogarisë zyrtare në Twitter se ka përfunduar karrierën prej luftëtari brenda tetëkëndëshit.

"Hej të gjithë, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur të dal sot në pension nga sporti i njohur zyrtarisht si 'Mixed Martial Art'", shkroi McGregor dhe më tutje shtoi,"Uroj të gjithë kolegët e mi të vjetër të shkojnë përpara në garë".

"Tani bashkohem me ish-partnerët e mi në këtë sipërmarrje, tashmë të pensionuar. Pina Colada e duhur për mua!", shkroi ai.

Garuesi 30 vjeçar nuk ka luftuar qëkur ishte rrahur nga rivali Khabib Nurmagomedov, në tetor të vitit të kaluar.

Vendimi i McGregor vjen pas disa javëve të trazuara për luftëtarin. Ai u arrestua në Miami më parë këtë muaj pasi dyshohet se kishte shkatërruar një telefon jashtë një klubi nate në Florida.

Ai më vonë u akuzua për keqtrajtime kriminale dhe grabitje me armë pasi policia tha se e kishte goditur me telefon një tifoz.

McGregor u arrestua gjithashtu vitin e kaluar në Nju Jork pasi policia tha se sulmoi një autobus që barte disa luftëtarë të arteve marciale.

Irlandezi vlerësohet të ketë fituar 200 milionë dollarë nga karriera, e cila përfshiu një luftë kundër kampionit të mëparshëm të boksit, Floyd Mayweather. /Telegrafi/