Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Mariano nënshkruan për Real Madridin

2018/08/MarianoDiaz-2-1.jpg
243:"LA CORUNA, SPAIN - APRIL 26: Mariano Diaz of Real Madrid reacts during the La Liga match between RC Deportivo La Coruna and Real Madrid at Riazor Stadium on April 26, 2017 in La Coruna, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)
12:"Getty Images

Mariano Diaz është bërë sërish lojtar i Real Madridit, ku është transferuar nga Olympique Lyoni.

Futbollisti nga Republika Dominikane u largua nga Los Blancos në vitin 2017 për të nënshkruar me klubin francez për tetë milionë euro.

Mirëpo, klubi spanjoll e kishte ruajtur opsionin e riblerjes që mund ta shfrytëzonte 48 orë pas shfaqjes zyrtare të interesimit.

Sevilla ishte shumë pranë transferimit të lojtarit, mirëpo me ndërhyrjen e Realit, kampioni evropian automatikisht kishte prioritet në transferim.

Për më shumë, Mbretërit posedonin edhe 35 për qind të kartonit të tij, ashtu që Florentino Perez do të paguajë rreth 23 milionë euro për sulmuesin 25-vjeçar.

Mariano Diaz (Foto: Getty Images)

Në edicionin e kaluar, Mariano ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të Lyonit duke shënuar 21 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat.

Pas bisedës me trajnerin Julen Lopetegui, ai vendosi që të kthehej në Santiago Bernabeu. Prezantimi i lojtari të ri do të bëhet të premten (më 31 gusht)

Diaz është transferimin i katërt i Realit këtë verë, pas Thibaut Courtois, Alvaro Odriozola dhe Vinicius Junior. /Telegrafi/