Zyrtare: Lazaro transferohet te Borussia Monchengladbach
Anësori i krahut të djathtë, Valentino Lazaro është transferuar zyrtarisht si huazim nga Interi te Borussia Monchengladbach.
Austriaku arriti nga Hertha Berlin verën e kaluar dhe kthehet në Bundesligën gjermane pas një huazimi jo edhe pozitiv te Neëcastle në pjesën e dytë të sezonit 2019-20.
Është vet klubi i njohur gjerman që ka zyrtarizuar transferimin e Lazaros si huazim me të drejt blerje.
“Reprezentuesi 24-vjeçar i Austrisë, i cili luajti profesionalisht me RB Salzburg, Hertha Berlin, Inter dhe Newcastle United, përfundoi të martën në Borussia-Park testet mjekësore dhe iu bashkua ekipit në Hotel Klosterpforte në Harseëinkel”, thuhet në njoftimin e Gladbachut.
Në anën tjetër, drejtori sportiv, Max Eberl ka shtuar se ndihet i lumtur me këtë transferim.
“Jemi shumë të lumtur që huazimi u bë dhe që Tino ka zgjedhur Borussian. Ai është një lojtar shumë fleksibël që do t'i japë ekipit tonë edhe më shumë cilësi dhe thellësi”.
I lumtur me rikthimin në Bundesliga dhe nënshkrimin me Gladbachun është ndarë edhe vet Lazaro, i cili gjithashtu ka falënderuar Interin dhe tifozët.
“Nuk mund të pres që të luaj në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve me këtë klub fantastik”.
“Tifozë të Interit: faleminderit për mesazhet tuaja. Isha i kënaqur që i pranova të gjithë, por vendosa të luaj sezonin e ardhshëm në Gjermani. Ju uroj fat të mirë për finalen e Ligës së Evropës dhe për sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Lazaro në rrjetet sociale. /Telegrafi/


