Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Drita blindon me kontrata të reja tre yjet e skuadrës

Titulli i dytë radhazi, i pesti në histori të klubit dhe puna te FC Drita po vazhdon.

Kampionët e rinj të Kosovës kanë blinduar me kontrata të reja futbollistët e saj kryesorë, apo thënë ndryshe senatorët e ekipit.


Dy veterantë, Faton Maloku dhe Besnik Krasniqi do të vazhdojnë të jenë shtylla e Dritës në prapavijë.

Maloku mbetet lojtari më i vjetër te Drita, pasi është pjesë e bardhekaltërve që nga viti 2019.


Kontratë të re ka nënshkruar edhe Besnik Krasniqi i cili ka qenë në një formë të jashtëzakonshme përkundër se ka 36 vite mbi supe.

E Drita me kontratë të re ka blinduar edhe futbollistin e vitit 2025 në Kosovë, Arb Manajn.


Të tre këta futbollistë do të dilnin të lirë në verë, por Drita i ka bindur me kontrata të reja, edhe pse në faqen e klubit nuk jepen detaje për vitet e nënshkruara. /Telegrafi/