Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Calhanoglu nënshkruan me Milanin (Foto)

2017/07/calhanoglu-1-1.jpg

Hakan Calhanoglu është futbollisti më i ri i gjigantit italian, Milanit.

Mesfushori turk ka përmbyllur me sukses transferimin e tij te Milani.

Calhanoglu mbërriti dje (e diel) në Milano, ku iu nënshtrua pjesës së parë të testeve mjekësore, ndërsa pjesa e dytë përfundoi sot me sukses.

Kështu, Calhanoglu edhe zyrtarisht është futbollisti i Milanit, ku ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vitet e ardhshme.

Ylli turk erdhi nga Bayer Leverkuseni për një shifër të deklaruar prej 20 milionë euro plus katër milionë tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/