")
Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Benatia nënshkruan me Juventusin

2016/07/benatia-1-1.jpg

Juventusi ka bërë zyrtare blerjen e Medhi Benatias, si huazim me të drejtë blerje për 20 milionë euro.

Mbrojtësi i Bayern Munich ka mbërritur dje në Torino ku ka kryer testet mjekësore, ndërsa sot klubi e ka bërë zyrtare.

“Juventus ka arritur të mbyll marrëveshjen me Bayern Munich”.

"Benatia vjen si huazim për 3 milionë euro. Juventusi e ka opsionin për blerjen e tij për 17 milionë euro me dy rata, që fillojnë të paguhen nga 30 maji”.

Lëndimet nuk e kishin lënë Benatian rehat këtë vit pasi ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje ne Bundesligë. /Telegrafi/

Lexo më shumë:Lajmet e fundit nga Transferimet