Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Albion Rrahmani nënshkruan me klubin e Serie A

Klubi italian, Venezia ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit kosovar, Albion Rrahmani nga Sparta Praga.

Reprezentuesi i Kosovës ka bërë një hap tutje në karrierën e tij duke u transferuar në kampionatin elitar italian, Serie A.

Është klubi i inkuadruar këtë sezon në Serie A, Venezia, e cila ka njoftuar blerjen e Rrahmanit nga klubi çek, teksa ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Venezia FC njofton nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit Albion Rrahmani nga Sparta Praga”.

“Sulmuesi kosovar ka nënshkruar një kontratë me Arancioneroverdi deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Pas nënshkrimit, Rrahmani u shpreh i lumtur dhe mezi pres të fillojë këtë aventurë.

“Venecia është një klub me një histori të pasur dhe një vizion shumë ambicioz për të ardhmen. Patëm disa biseda dhe mbeta vërtet i impresionuar nga vizioni i klubit dhe qëllimet e tij”, ka thënë fillimisht Rrahmani.

“Të përfaqësosh një qytet kaq unik dhe prestigjioz, i mbështetur nga tifozë kaq të apasionuar dhe besnikë, është një burim i madh motivimi për mua”.

“Gjithmonë do të jap gjithçka nga vetja. Së bashku me shokët e mi të ekipit, do të luftojmë në çdo ndeshje për të arritur qëllimet tona dhe për t'u dhënë tifozëve tanë shumë për të qenë krenarë”, përfundoi sulmuesi kosovar.

Transferimi i sulmuesit llapjan thuhet se i ka kushtuar klubit italian plotë 7.5 milionë euro. /Telegrafi/