Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Adriano më në fund bashkohet me gjigantin turk (Foto)

2016/07/adriano1.jpg

Adriano është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Bestiktasit.

Mbrojtësi brazilian më në fund ka vendosur të pranoj ofertën e kampionit turk.

Adriano iu është bashkuar Besiktasit nga Barcelona për një shifër solide që sillet nga 600 mijë euro dhe mund të shkoj deri në 1.7 milionë me bonuse.

Ish-mbrojtësi i Sevillas ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me gjigantit turk.

Ndryshe, Adriano ka luajtur për gjashtë sezone me Barcelonën, ku ka zhvilluar 189 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. /Telegrafi/