Please enter at least 3 characters.

Zjarri në Shëngjin, lihen të lirë dy të akuzuarit

2019/08/shengjin-zjarri.jpg

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë dy të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Shëngjinit.

Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë "detyrim paraqitje".

Tre ditë më parë, policia arrestoi shtetasit Ardit Ujka dhe Milton Ivanaj. Mësohet se të pandehurit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Në malin e Shëngjinit u dogjën dhjetëra hektarë shkurre dhe pisha si dhe u rrezikuan edhe banesat aty pranë. /TCH/