Please enter at least 3 characters.

Zidane zbulon listën e futbollistëve të ftuar për finalen ndaj Liverpoolit

2018/05/Zidane1.jpg
329:"MADRID, SPAIN - MAY 22: Head coach Zinedine Zidane of Real Madrid CF attends a press conference during the Real Madrid UEFA Open Media Day ahead of the UEFA Champions League Final match between Real Madrid and Liverpool at Valdebebas training ground on May 22, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për finalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi dhe Real Madridi do të ndeshen mes vete në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet në Olimpik Stadium të Kievit.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në mbrëmjen e së shtunës me fillim nga ora 20:45.

Trajneri francez i Mbretërve, Zidane ka publikuar tashmë listën e futbollistëve që do të jenë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Zidane në këtë listë ka përfshirë 24 futbollistë, pasi nuk do të ketë asnjë mungesë.

Futbollistë kryesorë të skuadrës janë aty, teksa ka ftuar edhe disa futbollistë të rinj.

Portierë: Navas, Casilla, Luca;  Mbrojtës: Carvajal, Vallejo, Ramos, Varane, Nacho, Marcelo, Theo, Achraf; Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Llorente, Asensio, Isco, Kovacic, Ceballos; Sulmues: Ronaldo, Benzema, Bale, Vazquez, Mayoral; /Telegrafi/