Zhduket një grua në Prizren, rasti po hetohet
17/07/2025
Një grua ka informuar se një grua tjetër është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur martën (13.07.2025), në Prizren.
Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se viktima femër kosovare është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/


