Please enter at least 3 characters.

Zhduken tre persona nga Fushë Kosova, mesin e tyre edhe një fëmijë

2020/05/auto_zhduket-600x3601578392900-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukje që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Sipas raportit thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia të shtunën rreth orës 14:00, dhe prej asaj kohe më nuk ishin kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/