Zhdrella: Është nder ta veshësh fanellën e Prishtinës
16/08/2014
Zhdrella debutoi sot në kryeqytet para rreth 1000 shikuesve të mbledhur për ta parë ndeshjen kundër Istogut, dhe lirisht mund të themi se me lojën e treguar nuk i zhgënjeu të pranishmit.
“Ishte loja e parë dhe normalisht pati vështirësitë e saj, sepse kemi qenë edhe të lodhur nga faza përgatitore, por besoj që pas çdo ndeshje tjetër do të na vije freskia dhe do të japim ma të mirën”, tha fillimisht Zhdrella për faqen zyrtare të klubit.
“Edhe pse fituam me meritë, them se ky nuk është maksimumi ynë që treguam sot. Përndryshe ishte ndjenjë e mirë ta mbaja fanellën e Prishtinës, është nder ta veshësh këtë fanellë dhe t’i mbrosh ngjyrat e Prishtinës”, shtoi ai. /Telegrafi/


