Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet presidenciale i vëzhgojnë 3.381 vëzhgues të brendshëm dhe 520 vëzhgues të huaj

2019/04/Zgjedhjet-presidenciale-MK-2.jpg

Zgjedhjet presidenciale në vend do t'i ndjekin 3.381 vëzhgues të brendshëm dhe 520 të huaj, si dhe 289 kontrollues dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KShZ.

Nga vëzhguesit e brendshëm pjesa më e madhe e vëzhguesve janë nga KShZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga vëzhguesit e huaj, pjesën më të madhe të vëzhguesve e ka misioni i OSBE-së me 195 vëzhgues, Kongresi Botëror i Maqedonisë Shkup, Ambasada e ShBA-ve, Delegacioni i BE-së.

Mbikëqyrës të akredituar ka edhe nga ambasadat e huaja në vend, siç janë ambasada e Federatës së Risisë, Francës, Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Shqipërisë./Telegrafi/