Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, mblidhet KQZ-ja

2019/11/KQZ-e-zbrazet-foto-Ridvan-Slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas emërimit të Agim Veliut në postin e ministrit të MPB-së, Komuna e Podujevës do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të shtunën do të mbajë mbledhje.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se do të merren vendime për shkurtimin e afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore.

Po ashtu, KQZ-ja pritet të miratojë planin operacional ku janë të parapara të gjitha aktivitetet e këtij procesi zgjedhor.

“Sa i përket kohës se deri kur mund të paraqiten subjektet politike për të marrë pjesë në këto zgjedhje apo edhe sa do të jetë kohëzgjatja e fushatës zgjedhore, do ta dimë në këtë mbledhje”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë do mbahen më 15 mars./Telegrafi/