Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Berisha: PD tërhiqet nga procesi, është farsë
Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë se PD do të tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit.
Sipas tij kjo është një farsë dhe PD nuk do të behët pjesë.
“Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetet e tyre. Opozita ka tërhequr të gjithaq firmat, për kandidatura të tjera përveç kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj. Sot futën kandidaturën e tyre. Ulusiu tha se ne nuk njohim tërheqjen e firmave. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi”, tha ai.
Ndryshe Komisioni i Ligjeve ka miratuar me 9 vota pro dhe 3 kundër një raport për t’i dërguar seancës plenare ku përfshihen gjashtë kandidatët që plotësojnë kriteret për t’u votuar për Avokat të Popullit./TCH/


