Please enter at least 3 characters.

Zëvendësndihmës sekretari Hoyt Yee viziton sot Kosovën

2016/04/hoyt-yee.jpg

Hoyt Yee, zëvendës-ndihmës Sekretari përgjegjës për çështjet evropiane, do ta vizitoj sot Kosovën dhe do të takoj zyrtarët shtetërorë.

Yee do të jetë sot prezent edhe në ceremoninë e inaugurimit të Hashim Thaçit president. Ndërsa, pas kësaj ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Në orën 14:30, zëvendësndihmës sekretari Yee do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin, Branimir Stojanoviq.

Pas orës 15:00, Hoyt Yee do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ndërsa në orën 16:00, ai do të takohet me presidentin e sapozgjedhur, Hashim Thaçi.