Please enter at least 3 characters.

Zëvendëskryeministri Abazi takon shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës

2020/02/ZvKm-11-02-2020-scaled.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi, sot gjatë ditës priti në takim shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës Jean - Louis Servais.

Gjatë këtij takimi Servais uroi Abazin për formimin e Qeverisë së re, dhe theksoi se Belgjika mbështet Republikën e Kosovës, në hapat që do të ndërmerren në vazhdim.

Zëvendëskryeministri Abazi e falënderoi Servais për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të Zyrës Diplomatike të Belgjikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. /Telegrafi/