Please enter at least 3 characters.

Zelensky hodhi poshtë propozimin ndërkombëtar: Nuk jemi idiotë, ne e dimë çfarë do të thotë dorëzimi i Donabasit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë propozimet sipas të cilave garancitë e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara do të kushtëzoheshin me dorëzimin e rajonit të Donbasit Rusisë.

Sipas disa mediave perëndimore, Uashingtoni po shqyrton mundësinë që garancitë e sigurisë për Ukrainën të jepen vetëm në këmbim të tërheqjes nga pjesë të lindjes së vendit. Këto raportime janë përmendur edhe nga vetë lideri ukrainas, i cili i ka cilësuar të papranueshme.

“Ata thonë se garancitë do të vijnë vetëm pas përfundimit të luftës, dhe lufta do të përfundojë kur ne të tërhiqemi nga Donbasi. Ne nuk jemi idiotë. E dimë çfarë do të thotë kjo”, u shpreh ai në një intervistë për televizionin gjerman ZDF.

🇺🇦⚡ “We are not idiots,” — Volodymyr Zelenskyy on demands to give up Donbas in exchange for security guaranteesThe president said Ukraine clearly understands the logic behind proposals on ending...

Zelensky theksoi gjithashtu se disa zyrtarë amerikanë, përfshirë Jared Kushner dhe Steve Witkoff, mendojnë se Rusia po e fiton luftën, por sipas tij ky është një vlerësim i gabuar. Ai shtoi se Ukraina po vazhdon komunikim konstruktiv me administratën në Uashington.

Duke folur për mundësitë e uljes së tensioneve, presidenti ukrainas la të hapur idenë që Ukraina të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, nëse edhe Rusia ndalon goditjet ndaj objekteve energjetike ukrainase.

Në fund, Zelensky përsëriti qëndrimin se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara gjatë luftës, qoftë përmes pagesave vullnetare apo mekanizmave ekonomikë ndërkombëtarë. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com