Please enter at least 3 characters.

Zëdhënësi i Pentagonit, Kirby: Ushtria amerikane ende e kontrollon Aeroportin e Kabulit

2021/08/Screenshot_1-137.png

Disa media kishin raportuar se Aeroportin e Kabulit e kanë marrë nën kontroll talebanët.

Pentagoni tha se raportet se talebanët kishin marrë kontrollin e aeroportit në Kabul ishin të rreme, raporton cnn.

"Ata nuk janë përgjegjës për asnjë nga portat. Ata nuk janë përgjegjës për asnjë nga operacionet e aeroportit. Kjo është ende nën kontrollin ushtarak amerikan", tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme kanë shpërthyer dy bomba ndaras teksa kanë shkaktuar vdekjen e 12 marinsave dhe 100 afganëve.

Ndryshe, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar gjatë ditës së sotme se janë në komunikim me talebanët për të marrë nën kontroll aeroportin ndërkombëtar nga forcat turke. /Telegrafi/