Please enter at least 3 characters.

Zbulohen detaje të reja të sulmit të aktorit Kiefer Sutherland ndaj shoferit

Kiefer Sutherland

Aktori amerikan, Kiefer Sutherland, u arrestua më 14 janar në Los Angeles për një incident me një shofer i cili ofron shërbime transporti pasagjerësh nëpërmjet një platforme dixhitale dhe burimet nga Policia tani po zbulojnë detaje të reja të sulmit të dyshuar fizik.

Siç konfirmuan burimet për ABC News, Sutherland dyshohet se "e ka goditur shoferin disa herë dhe është përpjekur ta mbytë" ndërsa drejtonte makinën.

Shoferi i tha policisë se, nga frika për sigurinë e tij, ai iku me vrap nga makina për t'iu larguar aktorit.

Foto: EPA-EFE

Sipas informacioneve në dispozicion, shoferi nuk pësoi ndonjë lëndim që do të kërkonte ndërhyrje mjekësore.

Dëshmitarët e incidentit, i cili ndodhi më 12 janar, pohojnë se Sutherland ishte nën ndikimin e alkoolit dhe se shoferi kërkoi ndihmë ndërsa përpiqej të arratisej.

Policia deklaron se në automjet ishte instaluar një kamerë, e cila mund të përmbajë pamje të një pjese të incidentit, të cilat mund të kenë rëndësi në procedurat e mëtejshme.

Edhe pse aktori nuk është akuzuar ende, Zyra e Prokurorit të Qarkut të Los Angelesit i tha ABC News se akuzat mund të ngrihen muajin tjetër, pas paraqitjes së tij të planifikuar në gjykatë.

Sutherland u arrestua me dyshimin për kërcënime serioze dhe u lirua nga paraburgimi pasi pagoi një garanci prej 50,000 dollarësh. Ai është planifikuar të paraqitet në gjykatë më 2 shkurt. /Telegrafi/